Ndërlidhjet

Opozitarët rusë të gatshëm për koalicion


Emilia Slabunova, kryetare e partisë ruse, Yabloko
Emilia Slabunova, kryetare e partisë ruse, Yabloko

Kryetarja i Partisë Liberale ruse, Yabloko, ka thënë se është e gatshme që të hyjë në koalicion me lëvizjen opozitare Parnas, nëse blloku i ri do ta mbështesë themeluesin e Yablokos, Grigory Yavlinsky, për president në zgjedhjet e 2018-tes.

Emilia Slabunova ka thënë të premten se partia e saj e ka mirëpritur ofertën nga Parnas, parti e cila kryesohet nga ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, për ta formuar një koalicion për zgjedhjet që Duma planifikon t'i mbaj në shtator.

Ajo shtoi se nëse koalicioni i propozuar do të jetë i suksesshëm dhe do të jetë në gjendje të kryesoj në Dumën ruse, Yabloko do të jetë e hapur për ta formuar një fraksion të vetëm legjislativ dhe për të bashkëpunuar me nismat legjislative.

Slabunova ka thënë se nëse Parnas e pranon platformën politike të Yablokos dhe e mbështet Yavlinskyn, Yabloko është e gatshme për ta filluar diskutimin për propozimin e një kandidati të përbashkët për Dumën ruse.

Duma ruse aktualisht ka përfaqësues të partisë në pushtet dhe tri parti të tjera që janë të afërta me Kremlinin: Partia Komuniste, Rusia e Drejtë dhe Partia Demokraike Liberale e Rusisë.

XS
SM
MD
LG