Ndërlidhjet

Mbyten së paku 39 emigrantë në brigjet turke


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 39 persona, shumica fëmijë, kanë vdekur si rezultat i përmbysjes së anijes së tyre në brigjet turke, teksa po përpiqeshin të shkonin në Greqi.

Zyrtarët nga Turqia kanë thënë se 75 persona të tjerë janë shpëtuar, por kanë frikë se mund të ketë edhe viktima të bllokuara brenda në anijen që është fundosur.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 250 persona kanë vdekur vetëm në muajin janar duke u përpjekur të hyjnë në Evropë.

Kjo organizatë thotë se gjatë tërë vitit 2015, 805 persona kanë vdekur si rezultat i përmbysjes së anijeve apo barkave në brigjet turke apo greke.

Më shumë se një milion emigrantë kanë hyrë përmes detit, gjatë vitit të kaluar në Evropë.

Migrantët vijnë kryesisht nga Siria e shkatërruar nga lufta, por edhe nga Iraku dhe Afganistani.

Në Turqi aktualisht gjenden rreth 2.5 milionë refugjatë nga Siria.

XS
SM
MD
LG