Ndërlidhjet

Merkel uron tenisten gjermane për fitoren në Australian Open


Tenistja gjermane, Angelique Kerber
Tenistja gjermane, Angelique Kerber

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka uruar tenisten gjermane, Angelique Kerber, për fitoren e saj ndaj kampiones botërore Serena Williams, në finalen për femra të mbajtur sot në Australian Open.

Merkel tha se Kerber i ka përmbushur “shpresat e miliona ardhuruesve të tenisit në Gjermani për fitoren e saj në turneun Grand Slam”.

Kerber është lojtarja e parë gjermanë e tenisit që e ka fituar një titull të rëndësishëm që nga viti 1999 kur në Francë kishte fituar Steffi Graf.

Fitorja e saj në Melbourne është fitorja e parë për një femër gjermane që nga viti 1994 kur kishte fituar Graff.

Kerber, 28 vjeçare, e cila kurrë më parë nuk kishte luajtur në një finale të madhe, e ka mundur Williams në tre sete, 6 - 4, 3 -6 dhe 6 - 4

Gjatë ditës së neserme, tenisti më i mirë në botë Novak Gjokoviq, në Australian Open pritet të luaj në finalen për meshkuj ndaj anglezit Andy Murray.

XS
SM
MD
LG