Ndërlidhjet

Opozitarët sirianë mbërrijnë në Gjenevë për bisedimet e paqës


Ilustrim
Ilustrim

Një delegacion që përfaqëson grupin kryesor opozitar të Sirisë, ka arritur sot në Gjenevë të Zvicrës, për të marrë pjesë në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Një zëdhënës i delegacionit i ka thënë agjencisë AFP, se bisedimet synojnë dhënien fund të konfliktit pesëvjeçar.

Për mbajtjen e negociatave rreth Sirisë është vendosur të premten në mbrëmje vetëm pasi një koalicion i grupeve opozitare, që mbështetet nga Arabia Saudite, tha se nuk do të merr pjesë në negociata, përderisa të mos arrihet marrëveshje me qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Asad, për dërgimin e ndihmave në qytetet e rrethuara.

Në këto bisedime, mungojnë përfaqësuesit e kurdëve të Sirisë, që e kanë nën kontroll pjesën më të madhe të territorit në pjesën veriore të Sirisë.

XS
SM
MD
LG