Ndërlidhjet

Persona të maskuar sulmojnë emigrantët në Suedi


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetëra persona të maskuar, që besohet të jenë neonazistë, i kanë sulmuar emigrantët në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Policia suedeze ka njoftuar se të shtunën, një grup i madh personash kanë shpërndarë fletushka kundër refugjatëve.

Dëshmitarët thanë se burrat i kanë sulmuar fizikisht personat që besonin se janë të huaj derisa poloicia nuk e ka konfirmuar asnjë sulm.

Por, një video e publikuar, tregon për përleshjen në mes të policisë dhe grupit të maskuar.

Përleshjet vijnë në kohën kur janë ngritur zërat anti-refugjatë në Suedi e sidomos pasi javën e kaluar, në një qendër të azilkërkuesve, një punëtore u godit me thikë për vdekje.

Rretth 165 mijë emigrantë kanë aplikuar për azil vetëm gjatë vitit të kaluar në Suedi, që është numri më i madh për kokë banori në Evropë.

XS
SM
MD
LG