Ndërlidhjet

DiCaprio, aktori më i mirë në “Screen Actor Guild”


Leonardo DiCaprio nb filmin "The Revenant"
Leonardo DiCaprio nb filmin "The Revenant"

Leonardo DiCaprio, ylli i mbijetesës në filmin “The Revenant”, është në mesin e fituesve kryesorë në edicionin e njëzetedytë të “Screen Actor Guild” që është mbajtur në Los Anxhelos.

DiCaprio e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë mashkull, për rolin e tij në filim që është edhe më i nomunuari për Oscar.

Ai tashmë është edhe favorit për titullin e aktorit më të mirë edhe në ceremoninë e çmimeve Oscar, që mbahet më 28 shkurt.

Çmimi “Screen Actor Guild” shihet si parashikues i çmimeve Oscar ku shumica nga ata që fitojnë në SAG, fitojnë edhe në Oscar.

Filmi “The Revenant” i ka fituar tri çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe që është mbajtur më 10 janar, duke përfshirë filmin më të mirë dramë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

XS
SM
MD
LG