Ndërlidhjet

Policia kazake arreston biznesmenin e afërt të Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kazakistanit e ka arrestuar një biznesmen të madh që është i njohur për lidhjet e tij të afërta me Rusinë.

Tokhtar Tuleshov, shef ekzekutiv i birrarisë më të madhe në vend, ishte në mesin e katër personave që janë arrestuar gjatë të shtunës në qytetin jugor Shymkent

Mediat kazake e kanë cituar një burim nga ministria e brendshme të ketë thënë se policia ka gjetur armë zjarri dhe substanca narkotike gjatë bastisjeve në shtëpitë dhe zyrat e katër personave të arrestuar.

Ende nuk dihet se nën çfarë akuzash janë arrestuar.

Tuleshon e ka udhëhequr zyrën kazake të organizatës me bazë në Rusi, Qendra për analizën e kërcënimeve terroriste. Ai ka qene edhe këshilltar i parlamentit rus për çështje ekonomike dhe ato të fesë.

XS
SM
MD
LG