Ndërlidhjet

Vritet një gazetar në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se një gazetar i televizionit është qëlluar për vdekje nga sulmues të panjohur në lindje të provincës Nangarhar.

Haji Mohammad Zubair Khaksar, i cili ishte korrespodent nga Nangarhari për televizionin kombëtar dhe rrjetin e radiove të Afganistanit, sipas zyrës së guvernatorit provincial, u qëlllua për vdekje në rrethin Surkhrod teksa po kthehej nga shtëpia pas një takimi privat mbrëmjen e së premtes.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij.

Por, agjencia e lajmeve Khaama ka thënë se përmes një radiostacioni të themeluar nga grupi militant Shteti Islamik, këta të fundit kanë kërcënuar se do t’i vrasin gazetarët në Nangarhar.

Autoritetet afgane kanë thënë se po bëjnë përpjekje për ta gjetur lokacionin e radios që po përhapë propagandë në Nangarhar.

XS
SM
MD
LG