Ndërlidhjet

12 të vdekur nga zjarri në një punëtori në Moskë


Ilustrim
Ilustrim

Si rezultat i një zjarri që ka shpërthyer teksa po mbahej një punëtori e tekstilit në Moskë të Rusisë, kanë mbetur të vdekur dymbëdhjetë persona.

Zjarri ka ndodhur të shtunën ndërsa në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

Autoritetet thonë se zjarri ka shpërhyer dhe si rezultat i tij është shembur kulmi i objektit ku po mbahej punëtoria, në verilindje të Moskës.

Sipas Homitetit Hetues të Rusisë, zjarrvënia e qëllimshme dhe neglizhenca, janë duke u konsideruar si shkaqe të mundshme.

Avokati i Popullit ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe se viktimat ishin emigrantë që po punonin.

Zjarri e ka përfshirë një sipërfaqe prej 3 mijë metrash katror dhe kanë kaluar pesë orë derisa zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë atë.

XS
SM
MD
LG