Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga një aksident në Qyshk të Pejës


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Qyshk të Pejës, ka ndodhur një aksident me fatalitet, me ç’rast kanë mbetur të vdekur dy persona.

Përmes një komunikate të lëshuar, policia ka njoftuar se aksidenti ka ngjarë pas orës 04.00 të mëngjesit, ndërsa në aksident ishin të përfshira dy vetura.

V.D.(1993) dhe A.T. (1979), dy të vdekurit, sipas policisë kishin qenë udhëtarë në makinën e llojit “Golf 2” e cila është aksidentuar me një automjet të llojit “Audi”

“Deri te aksidenti ka ardhur ngase dy veturat kishin qenë duke qarkulluar në të njëjtin drejtim, nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Pejes, dhe me të arritur në udhëkryqin e rrugës ‘transit’ që shpie në drejtim të Deçanit, drejtuesi i veturës ‘Golf ‘ kishte filluar kthimin në të majtë me qëllim që të shkoi në drejtim të Deçanit, nga mbrapa tij vjen drejtuesi i veturës ‘Audi’ i cili kishte qenë duke zhvilluar shpejtësi të madhe për kushtet e rrugës në atë pjesë dhe në pa mundësi që të ndalet, me pjesën e përparme të mjetit që drejtonte, godet mjetin ‘Golfin’ mbrapa, të cilin e hudhë jashtë rrugës në të majtë më se37 metra nga vendi i goditjes”, ka njoftuar policia

Një i lënduar nga ky aksident, drejtuesi i makinës “Golf” sipas policisë, është duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

Vozitësit të makinës “Audi”, V.GJ., me kërkesë së prokurorisë, i është caktuar masa e ndalimit policor.

XS
SM
MD
LG