Ndërlidhjet

logo-print

OKB kërkon 861 milionë dollarë për ta ndihmuar Irakun


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihmë humanitare në vlerë prej 861 milionë dollarësh, për t'i ndihmuar irakianët, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta.

“Prioritet i yni parësor është që të shkojmë tej njerëzit që janë në kushte më të vëshira e t’iu japim atyre atë që kanë nevojë, në mënyrë që të mbijetojnë, ushqim, të holla, strehim e ujë”, ka thënë gjatë një konference në Bagdad, koordinatori humanitar i OKB-së për Irakun, Lise Grande.

Iraku është goditur rëndë nga rënia e çmimit të naftës, sektarizmi që kërcënon me ndarjen e shtetit dhe lufta ndaj grupit militant Shteti Islamik, që deri më tani ka ndikuar në zhvendosjen e 3.3 milionë irakianëve.

Një raport i qeverisë i publikuar sot, thotë se Iraku ka nevojë për 1.56 miliardë dollarë, në mënyrë që gjatë këtij viti të merret me krizën humanitare të shkaktuar nga lufta me Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG