Ndërlidhjet

Katër të arrestuar afër Manastirit të Deçanit


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në afërsi të Manastirit të Deçanit për armëmbajtje pa leje. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 20 copë fishekë si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Kelani.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e katër personave.

Megjithatë, ai ka precizuar që “Policia e Kosovës vlerëson se ky rast ka të bëjë me armëmbajtjen pa leje dhe nuk mund të ndërlidhet me ndonjë rast të sulmeve terroriste, përderisa rasti është nën hetime”, ka theksuar Kelani.

XS
SM
MD
LG