Ndërlidhjet

Irani anulon pjesëmarrjen në një konferencë në Londër


Teheran, Iran
Teheran, Iran

Një zyrtar nga Irani thotë se vendi i tij e ka anuluar pjesëmarrjen në një konferencë në Londër ku do të promovoheshin kontratat e reja për kompanitë botërore të naftës.

“Ambasada britanike në Teheran nuk mund të lëshoj viza për përfaqësuesit e kompanive iraniane ngase seksioni i vizave ende nuk është funksional”, e ka cituar revista iraniane Seda, nënkryetarin e kompanive të naftës në Iran, Ali Kadror.

Qeveria britanike nuk e ka komentuar këtë.

Kadror ka thënë se komanitë e huaja do të ftohen në muajin maj për të konkurruar për kontrata të reja të naftës në Iran.

Ngjarja në Londër ishte paraparë për tu mbajtur nga data 22 deri më 24 shkurt.

Përfaqësuesit e më shumë se 100 kompanive nga Britania, Franca, Italia e vende të tjera, kanë marrë pjesë në një konferencë në Teheran në muajin nëntor ku është diskutuar në lidhje me kontratat.

XS
SM
MD
LG