Ndërlidhjet

logo-print

Europol: 10 mijë fëmijë emigrantë të zhdukur në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia evropiane për bashkëpunim në zbatimin e ligjit, thotë se së paku 10 mijë fëmijë emigrantë që kanë qenë të pashoqëruar, janë zhdukur pasi që janë regjistruar tek autoritetet evropiane gjatë dy viteve të fundit.

Gazeta britanike “The Obserber” në numrin e sotëm e ka cituar shefin e Europol-it, Brian Donald, të ketë thënë se disa nga ta mund të kenë takuar anëtarët e familjes, por se ata thjeshtë nuk kanë informacione për fatin e tyre.

“Por, ne thjeshtë nuk e dijmë se ku janë ata, apo çfarë bëjnë”, ka thënë ai.

Organizata bëmirëse e fëmijëve, Save the Chlidren, thotë se rreth 26 mijë fëmijë emigrantë, të pashoqëruar nga familjet e tyre, kanë arritur në Evropë në vitin 2015.

Ekziston frika se fëmijët e pashoqëruar dhe të rinjtë mund të tërhiqen për tu bërë punëtorë seksi apo pjesë e aktiviteteve ilegale.

XS
SM
MD
LG