Ndërlidhjet

Kerry bën thirrje për negociata në mes palëve siriane


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry, ka kërkuar nga qeveria siriane dhe grupet opozitare, që ta luajnë secila rolin e tyre të plotë në bisedimet e paqes.

Ai, përmes një paraqitje të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni, ka këruar sot nga të dyja palët që të vazhdojnë bisedimet për paqe në Siri, që po mbahen në Gjenevë, pavarësisht një sulmi të kryer sot në Damask nga grupi militant Shteti Islamik, ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 50 persona

Ai ka kërkuar nga të gjithë palët që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për dërgimin e ndihmave ushqimore dhe ndihmave të tjera humanitare për 13.5 milionë sirianët.

“Në fund të fundit nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin”, ka thënë Kerry.

Deklarata e Kerryt erdhi në ditën kur një negociator nga delegacioni i opozitës siriane, ka kërcënuar se do të largohet nga bisedimet nëse forcat siriane dhe aleatët e presidentit Bashar al-Assad, e përshkallëzojnë fushatën e bombardimeve në zonat e mbajtura nga rebelët me çka po pengojnë edhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Kerry ka shtuar se që nga fillimi i vitit 2015, qeveria siriane i ka miratuar vetëm 13 nga 113 kërkesat e bëra nga Kombet e Bashkuara për të ofruar ndihma humanitare. Sipas tij, vetëm një në 100 sirianë ka marrë ndihma gjatë vitit 2015.

“Më lejoni të jem i qartë: Regjimi sirian ka përgjegjësi themelore ndërsa të gjitha palët, tash për tash,e kanë një detyrë, për ta lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare për popullësinë në nevojë”, ka thënë Kerry.

Grupet opozitare siriane kanë arritur mbrëmë në Gjenevë për bisedimet e paqes, pavarësisht se patën paralajmëruar që nuk do të marrin pjesë në to para se të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare.

XS
SM
MD
LG