Ndërlidhjet

Prova e parë zgjedhore në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Në Ajoa të Shteteve të Bashkuara do të hidhen sot votat e para për të nominuarit e partive për president.

Sondazhet sugjerojnë se manjati i biznesit, Donald Trump, është në epërsi ndaj Ted Cruzit dhe kandidatëve të tjerë republikanë.

Por, gara është më e fortë te Partia Demokratike, ku ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka epërsi fare të lehtë ndaj senatorit të Vermontit, Bernie Sanders.

I nominuari i secilës parti do të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama, i cili vjen nga Partia Demokratike.

Lexoni edhe këtë:

Procesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

XS
SM
MD
LG