Ndërlidhjet

Mbi 70 të vrarë në Siri


Sajida Zeinab, Siri
Sajida Zeinab, Siri

Së paku 71 veta janë vrarë si pasojë e tre shpërthimeve pranë një vendi të shenjtë shiit, jashtë Damaskut.

Mbi 100 persona po ashtu janë plagosur.

Shpërthimi i një makine bombë dhe i dy kamikazëve ka ndodhur të dielën në qarkun Sajida Zeinab.

Atje ndodhet varri i njërës mbesë të Profetit Muhamed.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Ato kanë ndodhur në kohën kur delegatë nga Qeveria siriane dhe grupet opozitare janë mbledhur në Gjenevë, për bisedime për paqe, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federcia Mogherini, ka thënë se sulmet “qartazi, kanë pasur qëllim të shkatërrojnë përpjekjet për të nisur një proces politik”.

Në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në vitin 2011, kanë humbur jetën mbi 260,000 persona. Miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG