Ndërlidhjet

Parlament historik në Birmani


Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi

Qindra ligjvënës nga Liga Kombëtare për Demokraci e Aung San Suu Kyi-së janë betuar në Kuvendin e Birmanisë.

Ata kanë numra të mjaftueshëm për të zgjedhur qeverinë demokratike, për herë të parë prejse ushtria ka marrë pushtetin në vitin 1962.

Liga Kombëtare për Demokraci ka fituar rreth 80 përqind të ulëseve në Parlament në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

Megjithatë, një e katërta e të gjitha ulëseve janë të rezervuara për ushtrinë, e cila po ashtu ruan kontrollin e ministrive kryesore.

Një nga detyrat e para të Parlamentit do të jetë zgjedhja e presidnetit të ri.

Presidenti në largim, Thein Sein, do të japë dorëheqje në fund të marsit, por Suu Kyi, e cila ka kaluar 15 vjet në arrest shtëpiak, është e ndaluar me Kushtetutë nga gara për presidente, pasi djemtë e saj janë me shtetësi britanike.

XS
SM
MD
LG