Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri britanik, David Cameron, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të zhvillojnë sot bisedime “vendimtare” për anëtarësinë e rinegociuar të Britanisë në BE.

Një takim të dielën në mbrëmje ka përfunduar pa marrëveshje, edhe pse burime të BBC-së thonë se ka pasur përparim në kufizimin e përfitimeve për migrantët e BE-së.

Tusk ka thënë se duhet “punë intensive” gjatë orëve të ardhshme.

Qëllimi është të arrihet një marrëveshje që do t’iu vihej përpara liderëve të BE-së përpara samitit të 18 dhe 19 shkurtit.

Marrëveshja, e cila do të kërkonte miratim nga 28 vendet anëtare të BE-së, do t’i lejonte Cameronit të thirrte referendum për anëtarësinë e Britanisë në BE përpara pushimeve verore shkollore.

Referendumi, megjithatë, nuk ka nevojë të mbahet deri në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG