Ndërlidhjet

Presidenti i Kubës, vizitë në Francë


Presidenti i Kubës, Raul Castro.

Presidenti i Kubës, Raul Castro.

Presidenti i Kubës, Raul Castro, qëndron sot për vizitë shtetërore në Francë.

Kjo është vizita e parë e tillë në dy dekada.

Ajo vjen pas një marrëveshjeje që është arritur në Paris, dhjetorin e kaluar, për të lehtësuar borxhin e jashtëm të Kubës.

Castro do të ketë darkë shtetërore me presidentin e Francës, Francois Hollande.

Delgacioni kubanez po ashtu do të takojë liderët e biznesit në Francë dhe udhëheqësit e UNESCO-s.

Hollande ka qenë lideri i parë francez që ka vizituar Kubën në muajin maj, pas 50 vjetësh.

Javën e kaluar, Franca ka pritur edhe presidentin e Iranit, një tjetër shtet i izoluar për kohë të gjatë.

XS
SM
MD
LG