Ndërlidhjet

Afganistan: Nga eksplodimi – 10 të vrarë


Forcat e sigurisë afgane në vendin e eksplodimit të sotëm

Forcat e sigurisë afgane në vendin e eksplodimit të sotëm

Nga një eksplodim i fuqishëm afër ndërtesës së parlamentit afgan dhe stacionit të policisë, në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul, janë vrarë 10 vetë.

Zëvendësministri i brendshëm i Afganistanit, Ayuzb Salangi, në rrjetin Twitter ka njoftuar se janë plagosur edhe 20 të tjerë.

Në vendin e shpërthimit janë dërguar ambulancat e ndihmës së parë.

Ky është eksplodimi i fundit në serinë e disa sulmeve aktuale në Kabul, nga të cilat janë vrarë dhjetëra vetë.

XS
SM
MD
LG