Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Kardiologët e kanë ndërprerë grevën


Ilustrim

Ilustrim

Kardiologët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë sot kanë vendosur ta ndërprejnë grevën disaditëshe.

Ky vendim u mor pas takimit të kardiologëve me ministrin e shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani.

Zoti Rahmani theksoi se nga takimi ka kuptuar se kardiologët nuk janë kundër hetimeve të prokurorisë, por kundër mënyrës se si janë bërë ato publike, ka njoftuar QKUK.

Kryetari i Federatës sindikale të shëndetësisë, Blerim Syla, tha pas bisedimeve se janë kundër linçimit dhe etiketimit publik që po u bëhet mjekëve, por nuk janë kundër hetimeve që po bën prokuroria. Ai theksoi se nëse përsëriten raste të tilla të linçimit publik ndaj punëtorëve shëndetësorë, sindikata do të ndërmarrë masa radikale.

XS
SM
MD
LG