Ndërlidhjet

UCI: Hetime për “doping mekanik” në çiklizëm


Pamje nga një garë e çiklisteve
Pamje nga një garë e çiklisteve

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) po zhvillon hetime lidhur me rastin e mundshëm të mashtrimit mekanik në kampionatet botërore.

Peter Van Den Abeele, nga ky union, thotë se komisionarët e kontrollit kanë njoftuar për një biçikletë të dyshuar gjatë një gare për femra nën moshën 23 vjeçare dhe menjëherë kanë kryer teste nëse ajo biçikletë ka përdorë teknologji për ta shtuar shpjetësinë në mënyrë artificiale, raporton agjencias AP nga Brukseli.

Megjithqë, Den Abeele ka refuzuar ta thotë emrin e biçiklistes, ekipi nga Belgjika, Rudy De Bie, i ka thënë rrjetit VTR se biçiklistja ishte anëtare e ekipit mikpritës të Belgjikës.

“Tash ne do të punojmë mëtutje lidhur me këtë rast, i cili për UCI-në është i pari ku ne shohim mashtrim të tillë tekonologjik”, tha Van Den Abeele, dhe ka shtuar se “kjo është pengesë për ne”.

XS
SM
MD
LG