Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga fton sërish partitë politike në dialog


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka ftuar sërish liderët e partive politike në koalicionin qeverisës dhe atyre në opozitë, që ta tejkalojnë krizën politike përmes dialogut.

Presidentja Jahjaga ka përsëritur se dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve politike. Këto komente, ajo i ka bërë gjatë një vizite në komunën e Podujevës, në kuadër të vizitave që po u bën të gjitha komunave të Kosovës e shoqëruar edhe nga Odat Ekonomike të Kosovës, ajo Amerikane dhe Gjermane.

“Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike, të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar Jahjaga. Ajo ka ritheksuar se ka bërë përpjekje që në kuadër të kompetencave kushtetuese t’i ulë të gjitha palët në një tavolinë bisedimesh.

“Ftesa ime ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur ndaj të gjithë liderëve të partive politike që të gjejnë mundësinë dhe të ulen bashkërisht në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, është shprehur presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG