Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Licenca e parë për modifikim gjenetik të embrionit


Ilustrim

Ilustrim

Në Britani është dhënë licenca e parë për modifikim gjenetik të embrionit njerëzor për hulumtime lidhur me sterilitetin dhe shkaqet e abortit, në një zhvillim i cili duket se do të krijoj shqetësime etike.

“Komiteti ynë i licencës e ka miratuar kërkesën nga Dr Kathy Niakan i Francis Crick Instute, për ripërtritje të licencës së laboratorit të saj, duke përfshirë editim të gjeneve të embrionit”, thuhet në deklaratën e Autoritetit për Fertilizim Njerëzor dhe Embriologji”.
Mëtutje, theksohet se “për të gjitha embrionet e shfrytëzuara në kërkime, është ilegale që ato të transferohet te femra për trajtim”.

Me këtë vendim, Britania bëhet njëri nga vendet e para në botë që siguron këtë lloj të autorizimit për eksperimentim me embrionet njerëzore, megjithqë kërkime të ngjashme janë zhvlluar në Kinë, raporton AFP nga Londra.

Kritikët kanë tërhequr vërejtjen për krijim potencial të “foshnjeve të projektuara”, ndërsa disa shkencëtarë e kanë përshëndetur vendimin e sotëm në Britani.

XS
SM
MD
LG