Ndërlidhjet

Zhurmë në Kroaci pas thirrjes për t'i regjistruar “tradhtarët”


Parlamenti i Zagrebit

Parlamenti i Zagrebit

Në fillim, dukej se po bëhej e vërtetë ëndërra e disa politikanëve ekstremistë.

Kur disa ditë më parë udhëheqësi i Ministrisë për Punë të Veteranëve të Kroacisë propozoi krijimin e “Regjistrit të tradhtarëve” për t’i emërtuar personat që kundërshtojnë vlerat nacionaliste, një grup i qytetarëve reaguan.

Organizata joqeveritare SKROZ nxitoi përpara ministrit Mijo Crnoja, që të krijojë një webfaqe dhe të kursejë qeverinë e sapozgjedhur, të dominuar nga nacionalistët.

Më pas grupi ka ftuar të gjithë kroatët të cilët ndihen se e kanë tradhtuar vendin e tyre, që vullnetarisht të regjistrohen si fajtorë.

Sido që të jetë, webfaqja u krijua. Kjo OJQ, e cila promovon shoqëri me diversitet, ka krijuar qëllimisht një hapësirë, ku mijëra kroatë do të mund t'i regjistrojnë kundërshtimet e tyre ndaj pikërisht pikëpamjeve nacionaliste të mbështetura nga Crnoja dhe liderët tjerë të HDZ (Unionit Demokratik kroat), të cilët tashmë janë shumicë në qeveri.

Unioni Demokratik Kroat, i cili e ka udhëhequr vendin gjatë luftërave ballkanike të viteve të 90-ta, nën drejtimin e Franjo Tuxhman, u bë partneri kryesor i qeverisë së Kroacisë, pas zgjedhjeve të kontestuara në muajin dhjetor.

Partia është kundër emigrantëve, jotolerante ndaj diversitetit, dhe kulturën “tradicionale” kroate, duke përfshirë edhe një interpretim për vlerat katolike gjatë kohës romake, e ngritur në superioriret ndaj kulturave të vendeve fqinje, veçanërisht ndaj asaj serbe.

Ky është vizioni i Kroacisë që ka zemëruar shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian, që shpresojnë për të lëvizur përtej historisë së luftrave ballkanike dhe armiqësitë e krijuara në rajonin e ish-Jugosllavisë.

“Unë jam kroat dhe e mbështes Gjokoviqin”, ka shkruar për tenistin serb, që është më i miri në botë, një i vetpranuar “tradhtar”.

Këtë koment ai e ka bërë teksa është regjistruar në faqen e internetit të opozitës, e cila është hapur thuajse ditën e njëjtë kur Crnoja e ka bërë propozimin.

“Unë kujdesem për njerëzit dhe kafshët, nuk jam racist dhe e dua krishterizmin, por nganjëherë e dua budizimin dhe praktikoj joga”, ka shkruar një tjetër, teksa i ka rënditur arsyet e saj për “tradhti” ndaj vlerave nacionaliste.

“Unë isha shtatzënë deri tek dhëmbët kur u martova”, ka shkruar tutje ajo.

Shumë vetdeklarime dhe rrëfime u shkruan shpejt, duke përfshirë edhe dhënien e informacioneve shpjeguese të tilla si “unë jam një tradhtar sepse dashuria ime e parë ishte një vajzë e mrekullueshme serbe”, apo “unë jam tradhtar ngase lexoj më shumë se një libër në vit”.

Më shumë se 7 mijë persona shkruajtën në faqen e internetit, për më pak se një javë, ndërsa ministri i cili propozi “regjistrin e tradhtarëve”, e tërhoqi në heshtje propozimin e tij.

Ministria për Punë të Veteranëve, përmes një komunikate, më datën 26 janar tha se “qëllimi i ministrit të ri të veteranëve dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk do të jetë të merret me një lloj regjistri, por me çështjet më të rëndësishme ekzistenciale, sociale dhe problemet shëndetsore të popullësisë (veteranëve)”.

Tashmë përplasja tregon vetëm se sa thellë është ndarë Kroacia në prag të zgjedhjeve të saj të fundit.

Votimet e dhjetorit nxorrën një fitues të drejtpërdrejtë, koalicionin e formuar në mes të Unionit Demokratik kroat, si parti kryesore, dhe një partie të vogël pro-reformiste, Ura.

Më 22 janar, parlamenti i dha fund debatit katrëmbëdhjetë orësh, në lidhje me atë se kush do ta drejtojë qeverinë.

Në fund, ata u dakorduan për kryeministrin jopartizan Tihomir Oreskoviq.

Shumica e anëtarëve të partisë së Oreskoviq refuzuan ta mbështesin idenë për “regjistrin e tradhtarëve” që u shfaq disa ditë më parë.

Mbështetësit kryesor të Unionit Demokratik kroat janë veteranët e luftës së Kroacisë për pavarësi nga Jugosllavia, një luftë që përfshinte masakrat e kroatëve nga forcat pro-serbe, por edhe e cila rezultoi me ekzodin e rreth 20 mijë serbëve nga Kroacia, si rezultat i operacioneve ushtarake kroate në vitin 1995.

Me rishfaqjen e partisë ka ardhur edhe debati se çfarë lloj shteti duhet të jetë Kroacia: një komb i pastër kroat, për çka luftuan shumica e veteranëve, apo një shtet i hapur ndaj kulturave të tjera përrreth.

“Kam lexuar dhe shkruaj cirilik pa vështirësi”, ka shkruar një person në faqen e internetit të SKROZ, teksa e ka refuzuar nacionalizimin.

Deklarata e tij se ai është i kënaqur me të dytë, alfabetin cirilik, të favorizuar nga serbët, dhe atë latin, të përdorur nga kroatët, ishte një mënyrë për të treguar se ai vlerëson historinë e gërshetuar në shumë popuj që e popullojnë rajonin.

Pastaj, ai shkoi edhe më tutje. “Unë e përdori fjalën “drug (shok) në vend të fjalës “prijatelj (mik)”, ka shtuar ai, teksa e ka përshkruar të nëjtën fjalë të favorizuar nga serbët dhe tjetrën nga kroatët, e që në fakt të dyjat e kanë të njëjtin kuptim".

Gjuha serbo-kroate, një kombinim i dy dialekteve të së njëjtës gjuhë amtare, ishte gjuha e përbashkët e ish-Jugosllavisë, para shpërbërjes së saj në vitin 1990.

“Nuk duhet të konkludohet se historia e “regjistrit të tradhtarëve” është thjeshtë e inspiruar nga ndjenjat anti-serbe”, thotë politokoogu Zarko Puhovski në Zagreb.

“E drejta e kroatëve në vitin e fundit apo më shumë, nuk ka qenë e fokusuar tek serbët. Ata u janë vënë pas “tradhtarëve” vendor. Ata po i ekspozojnë kroatët që kanë ndjenja për ish-Jugosllavinë”, thotë ai.

Beteja rreth asaj se çfarë lloji i shoqërisë duhet të jetë Kroacia, duket të jetë larg përfundimit.

Votat e dhjetorit i dhanë fund një rendi katër vjeçar nga një koalicion i qendrës së majtë, por e la vendin me një koalicion shumë të paqëndrueshëm qeverisës, që përballet me një sërë problemesh urgjente.

Vendi ka pasur një rimëkëmbje të brishtë ekonomike që nga fundi i vitit 2014, pas gjashtë vitesh recesion pas krizës globale ekonomike të vitit 2008.

Por, ka qenë një presion i madh çështja e emigrantëve, të cilët kanë dashur ta përdorin atë si rrugë drejt perëndimit, pas mbylljes së kufirit nga Hungaria vitin e fundit. Perspektiva e pasigurt ekonomike dhe kriza me emigrantë, besohet se kanë kontribuuar në rritjen e ndjenjave nacionaliste në Kroaci.

Por, se sa do të mbesin votuesit besnikë ndaj qeverisë së re, kjo mbetet për tu testuar.

Përgatiti: Selvije Bajrami
XS
SM
MD
LG