Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se janë zhbllokuar 100 miliardë dollarë


Mohammad Bagher Nobakht

Mohammad Bagher Nobakht

Irani thotë se tash ka qasje në më tepër se 100 miliardë dollarë vlerë në fondet tejoqeanike, që janë zhbllokuar pas arritjes së marrëveshjes madhore atomike me fuqitë botërore.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Mohammad Bagher Nobakht, tha se pjesa më e madhe e fondeve ishte e depozituar në Kinë, Indi, Japoni, Korenë Jugore dhe Turqi, dhe ishin ngrirë pas sanksioneve ndërkombëtare, që ishin ashpërsuar në vitin 2012, për shkak të programit kundërthënës bërthamor të Iranit.

“Këto fonde (100 miliardë dollarë) janë liruar plotësisht dhe ne mund t’i përdorim”, tha Nobakht.

Pjesa më e madhe e parave do të mbeten në banka, tha ai, pasi Irani do të blejë prodhime të jashtme.

Njëherësh, zyrtari i Bankës Qendrore të Iranit, Nasser Hakimi, ka thënë se nëntë banka iraniane tash janë rilidhur në SWIFT, që është një organizatë me seli në Belgjikë, e cila lejon transfer ndërmjet institucioneve financiare në gjithë botën.

Marrëvreshja atomike e vlerësuar si historike ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, e nënshkruar vitin e kaluar, ka rezultuar me tërheqje të sanksioneve ndërkombëtare, pasi Kombet e Bashkuara kanë çerfitikuar se Irani i ka plotësuar të gjitha obligimet e parapara për kufizimin e aktiviteteve bërthamore.

XS
SM
MD
LG