Ndërlidhjet

Merkel, Poroshenko: Sanksionet kundër Rusisë të vazhdojnë


Pamje nga konferenca për gazetarë sot në Berlin e kancelares Merkel dhe e presidentit Poroshenko

Pamje nga konferenca për gazetarë sot në Berlin e kancelares Merkel dhe e presidentit Poroshenko

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për t’i ripërtrirë sanksionet kundër Rusisë, në përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes së Kremlinit për separatistët prorusë, që po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi.

Gjatë një konference për gazetarë në Berlin, së bashku me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, Merkel tha se “sanksionet kundër Rusisë duhet të mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia ta implementoj plotësisht marrëveshjen e Minskut” për armëpushim dhe planin e paqes, që synon përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

Po ashtu, edhe zoti Poroshenko ka kërkuar që perëndimi t’i mbajë sanksionet kundër Rusisë.

Marrëveshja për armëpushim, me të cilën synohet përfundimi i konfliktit ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatisëtve të mbështetur nga Rusia, ishte nënshkruar në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, në shtator të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG