Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Aktivisti i burgosur lirohet pas pendimit


Aktivistët Ermek Narymbaev (majtas) dhe Serikzhan Mambetalin të dënuar me burg për "urrejtje sociale"

Aktivistët Ermek Narymbaev (majtas) dhe Serikzhan Mambetalin të dënuar me burg për "urrejtje sociale"

Aktivisti për të drejtat e njeriut në Kazakistan, Serikzhan Mambetalin, i dënuar me burg për “urrejtje sociale”, është liruar pasi ka shpehur pendim.

Aktivisti Mambetalin së bashku me kolegun, Ermek Narymbaev, ishin dënuar përkaktësisht me dy dhe tri vjet burg, më 22 janar.

Të dy aktivistët kanë thënë se nuk ndjehen fajtorë, duke u shprehur se akuzat kundër tyre ishin politikisht të motivuara.

Por, më 29 janar, Mambetalin e publikoi një letër në rrjetin Facebook, ku ka shkruajtur se ishte “fajtor dhe shpreh keqardhje për gabimet” dhe ka shtuar se “ka kryer krim të paqëllimshëm”.

Ermurat Muqanov, avokat i aktivistit Mambetalin, i tha sot Radios Evropa e Lirë, se klienti i tij ishte liruar nga burgu më 30 janar, por ishte urdhëruar që të mos largohet nga kryeqyteti Alma-Atë, derisa të mbahet dëgjimi për ankesën e tij.

Mambetalin dhe Narymbaev, të njohur për kritikat ndaj qeverisë, ishin arrestuar në mes të muajit tetor të vitit të kalaur, pasi hetuesit i akuzuan ata për “nxitje të urrejtjes sociale” me rastin e postimeve në Facebook.

Narymbaev, i cili ka refuzuar të pendohet dhe vazhdon të thotë se nuk është fajtor, mbetet në një burg në Alma-Atë.

XS
SM
MD
LG