Ndërlidhjet

OBSH: Përhapja e virusit Zika, urgjencë ndërkombëtare


Margaret Chan, udhëheqëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Margaret Chan, udhëheqëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, përhapjen e virusit Zika në Amerikën Qendrore dhe në Amerikën e Jugut, e ka shpallur urgjencë ndërkombëtare.

Vendimi është rekomanduar nga një komision i ekspertëve të pavarur dhe është shpallur nga agjencia e OKB-së më 1 shkurt, në kohën kur lindja e fëmijëve me defekte në kokë, është përhapur me shpejtësi të madhe në Brazil.

Margaret Chan, udhëheqëse e OBSH-së, ka paralajmëruar më 28 shkurt se virusi Zika është “përhapur vrullshëm”.

Ajo ka thënë se është “shumë e shqetësuar” nga përhapja e virusit Zika, i cili përhapet nga mushkonjat e që shkakton mungesë imuniteti tek njerëzit.

Shqetësues, sipas saj, është fakti se ednde nuk ka vaksinë, barna apo mënyra për t’u diagnostifikuar shpejtë virusi.

Që nga 1 tetori i vitit të kaluar, më shumë se 4 mijë raste janë konfirmuar në Brazil, vend i cili në gusht është nikoqir i Lojërave Olimpike.

OBSH ka paralajmëruar se ka gjasë që rreth 3 deri në 4 milionë njerëz të infrktohen deri në vitin tjetër në Amerikën Qendrore dhe në atë Jugore.

Lexoni edhe këtë:

Përhapja e vrullshme e Zikas alarmon botën

XS
SM
MD
LG