Ndërlidhjet

Rusia planifikon taksë ndaj kompanive të teknologjisë globale


Ilustrim

Ilustrim

Një këshilltar i lartë i Kremlinit, ka paralajmëruar se Rusia mund të obligojë kompanitë e teknologjisë globale, siç janë Google, Apple, Facebook, por edhe kompani të tjera, që të paguajnë taksa, në mënyrë që ato të jenë të barabarta me kompanitë ruse të teknologjisë.

German Klimenko, këshilltar i Kremlinit për internet, ka thënë se duhet të ketë barazi para ligjit. Këto komente ai i ka bërë për shërbimin në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se vendosja e taksave është “absolutisht normale” në vendet perëndimore.

“Unë do të doja të dijë se sa Google fiton në territorin e Rusisë dhe të vendosim si taksë 18 për qind të shumës që ajo e fiton”, ka thënë Klimenko, një këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, që nga muaji dhjetor.

Deklarata për vedosjen e taksave ndaj kompanive të teknologjisë vjen vetëm disa ditë pasi që ai ka deklaruar se komanitë si Google dhe Facebook, por edhe kompani të tjera të mediave sociale, do të bllokohen në Rusi “herët a vonë”, nëse ato nuk janë në përputhe me ligjet e miratuara në muajin gusht, që i obligon ato që të gjejnë mënyra për ruajtjen e të dhënave që kanë të bëjnë me Rusinë, në Rusi.

Kjo vjen disa ditë pas raportimit të agjencive ruse se me 29 janar, Putin e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, sipas të cilit, agjencitë federale obligohen që të punojnë me Klimenkon, për ta ndryshuar legjislacionin, në mënyrë që të sigurohen kushte të barabarta operative për kompanitë e internetit

XS
SM
MD
LG