Ndërlidhjet

logo-print

5 vjeçari afgan shumë shpejt pritet të takohet me Messin


Martaza Ahmadi, djaloshi pesë vjeçar nga Afganistani

Martaza Ahmadi, djaloshi pesë vjeçar nga Afganistani

Federata afgane e Futbollit planifikon që shumë shpejt ta organizoj një takim në mes të futbollistit Lionel Messi dhe djaloshit pesë vjeçar nga Afganistani, Martaza Ahmadi.

Ahmadi është bërë i famshëm në internet, pasi që është paraqitur me një fanellë të punuar nga një qese plastike, në të cilën e ka shkruar emrin e futbollistit të njohur.

Zëdhënësi i federatës afgane, Sayed Ali Kazemi. tha sot se shpresojnë që Messi do të shkoj në Afganistan për ta takuar adhuruesin e tij, në të kundërtën, siç ka thënë ai, do ta aranzhojnë dërgimin e Martazasë në Spanjë, ku Messi luan për ekipin Barcelona apo do ta gjejnë një vend të tretë për tu takuar ata të dytë.

Fotografia e Murtaza Ahmadi, duke luajtur futboll në afërsi të shtëpisë së tij në provincën lindore Ggazni, është shpërndarë gjithandej.

Në fotografi ai shihet i veshur me qese plastike, me vija të bardha dhe të kaltra sikurse ngjyrat kombëtare të Argjentinës.

Në qese ai e kishte shkruar emrin e futbollistit dhe numrin 10 që ai e mban.

XS
SM
MD
LG