Ndërlidhjet

Dënohet piloti italian që kishte ateruar për të marrë drogë në Shqipëri


Policia shqiptare në Lazarat gjatë aksionit në muajin qershor të vitit 2014

Policia shqiptare në Lazarat gjatë aksionit në muajin qershor të vitit 2014

Një gjykatë në Shqipëri e ka dënuar një pilot italian me 15 vjet burgim, pasi që është shpallur fajtor se nga trafikantët kishte tentuar të merrte gati gjysmë tonelate kanabis të rritur në Shqipëri

Giorgio Riformato, është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi që bashkë me aeroplanin e tij të vogël, kishte zbarkuar në plazhin e Divjakës, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Tiranës.

Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa e kishte zbuluar se Riformato donte të merrte kanabis nga një qytetar shqiptar.

Piloti i ka mohuar akuzat duke thënë se kishte ateruar për shkak të problemeve tenike në makinën e aeroplanit.

Ai pritet të bëj ankesë ndaj vendimit të shqiptuar të hënën.

Në vitin 2014, Shqipëria e ka nisur një ofenzivë kundër kultivuesve të marihuanës.

XS
SM
MD
LG