Ndërlidhjet

Thaçi i bindur se Kuvendi do ta zgjedhë presidentin këtë muaj


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është në fazën finale.

Sipas tij, presidenti i ri i Kosovës do të zgjidhet gjatë këtij muaji.

Hashim Thaçi, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mbetet kandidati i vetëm deri më tani për postin e presidentit.

Ai ka nënvizuar edhe faktin se zgjedhjen e presidentit të ri dhe punën e institucioneve në këtë drejtim e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, sipas tij, në Uashington nuk flitet për emra të përveçëm.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e plotë për zgjedhjen e rregullt të presidentit të Republikës së Kosovës dhe natyrisht edhe pas zgjedhjes së tij. Po ashtu mund t'ju konfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Brukseli e dinë mirë se kush janë kandidatë për president në Republikën e Kosovës", ka deklaruar Thaçi, pas takimit me ministrin e jashtëm të Maltës, George Vella, i cili po qëndron në Kosovë.

XS
SM
MD
LG