Ndërlidhjet

Kriza me refugjatë, Jordania në “pikën e vlimit”


Mbreti Abdullah i Jordanisë.

Mbreti Abdullah i Jordanisë.

Mbreti Abdullah i Jordanisë ka thënë se vendi i tij është në “pikën e vlimit” për shkak të fluksit të qindra-mijëra refugjatëve sirianë.

Në prag të një konference të donatorëve për Sirinë, Mbreti i ka thënë BBC-së se ka presion të madh mbi shërbimet sociale të Jordanisë, infrastrukturën dhe ekonominë.

“Herët a vonë, mendoj se diga do të shpërthejë”, ka paralajmëruar ai.

Mbreti Abdullah ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojë më shumë ndihmë nëse do që Jordania të vazhdojë pranimin e refugjatëve.

Kombet e Bashkuara janë duke kërkuar 7.7 miliardë dollarë për të financuar operacionet e ndihmës për 22.5 milionë njerëz në Siri dhe në vendet fqinje, vitin e ardhshëm.

Megjithatë, vetëm 43 përqind e apelit të tyre më 2015 është përmbushur.

Me dekada të tëra, Jordania ka mirëpritur njerëz që kanë ikur nga luftërat në kufijtë e saj, si palestinezë, irakianë dhe tani sirianë, të cilët përbëjnë afro 20 përqind të popullsisë së saj.

Konferenca e donatorëve për Sirinë do të mbahet të enjten në Londër.

XS
SM
MD
LG