Ndërlidhjet

Dy të vrarë në protestat në Pakistan


Karaçi, Pakistan, 2 shkurt 2016.

Karaçi, Pakistan, 2 shkurt 2016.

Dy punonjës të kompanisë ajrore Pakistan International Airlines janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Karaçit, si pasojë e përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe punëtorëve të kompanisë në fjalë, të cilët kanë protestuar kundër planeve të privatizimit.

Burimet në spitalet lokale i kanë konfirmuar vdekjet, duke shtuar se edhe 13 njerëz, përfshirë një gazetar, janë plagosur.

Forcat e sigurisë dhe policia kanë përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion kundër portestuesve, të cilët kanë marshuar para hyrjes kryesore të Aeroportit Ndërkombëtar të Karaçit.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar po ashtu, por policia dhe zyrtarët e sigurisë kanë mohuar se kanë shtënë në drejtm të protestuesve.

Sindikata e kompanisë Pakistan International Airlines ka njoftuar një ditë më herët se planifikon të ndalojë të gjitha fluturimet, pas disa javësh greva kundër propozimeve të qeverisë për të përfunduar shitjen e pjesshme të kompanisë deri në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG