Ndërlidhjet

logo-print

Një muaj paraburgim për katër personat e arrestuar në Deçan


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për katër personat që të shtunën janë ndaluar nga Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Gjyqtarja në Gjykatën Themelore në Pejë, Violeta Usaj-Rugova, ka konfirmuar lajmin për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të paraburgosurit janë të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Edhe Valbona Haxhocaj, prokurore e rastit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se katër personat në fjalë janë duke u hetuar vetëm për armëmbajtje pa leje.

"Nuk ka asnjë dyshim që [të njëjtit] kanë lidhje me terrorizëm dhe diçka e tillë nuk është vërtetuar. Unë jam duke hetuar vetë për armëmbajtje pa leje", ka thënë Haxhocaj.

Më 30 janar, rreth orës 21:00, në afërsi të Manastirit të Deçanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër personat në fjalë.

Të ndaluarve u janë gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 20 copë fishekë, si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

XS
SM
MD
LG