Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës "e përkushtuar" për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm


Prishtinë, 2 shkurt 2016.

Prishtinë, 2 shkurt 2016.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me seli në Gjenevë, Khalid Koser.

“Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë dhe të të gjitha institucioneve të vendit në adresimin e sfidave që lidhen me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas së njëjtës, Mustrafa ka folur për hapat konkretë të Qeverisë së Kosovës, duke veçuar hartimin dhe miratimin e Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e Veprimit të saj.

Koser, në anën tjetër, ka vlerësuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe të lidershipit kosovar në këtë drejtim.

Koser po ashtu ka thënë se Kosova është shembull për mënyrën proaktive dhe masat e ndërmarra në adresimin e kësaj sfide globale.

XS
SM
MD
LG