Ndërlidhjet

Kriza ekonomike, Rusia do të mbyllë disa agjenci qeveritare


Presidenti dhe kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev.
Presidenti dhe kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sinjalizuar mbështetje për planet e kryeministrit Dmitry Medvedev për të konsoliduar disa agjenci dhe shërbime qeveritare, në përgjigje të tkurrjes së të ardhurave buxhetore.

Propozimet vijnë në kohën kur Rusia vazhdon të vuajë nga çmimet e lira të naftës dhe sanksionet ndërkombëtare që i ka vënë Perëndimi për shkak të aneksimit që i ka bërë Krimesë dhe mbështetjes për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Medvedev ka kërkuar që Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Rusisë të shpërbëhet, duke thënë se detyrat e saj mund të kryhen nga Ministria e Transportit.

Ai po ashtu ka kërkuar që Shërbimi i Mbikëqyrjes Financiare, Rosfinnadzor, të konsolidohet me Thesarin Federal.

Medvedev ka takuar sot zyrtarë të lartë për të diskutuar planin e veprimit, për të ndihmuar ekonominë e trazuar të Rusisë gjatë vitit 2016.

XS
SM
MD
LG