Ndërlidhjet

Ligjvënësi amerikan kërkon lirimin e Ismayilovas


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Një ligjvënës i lartë i Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, që të lirojë nga burgu gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova, njëherësh kontribuese në Radion Evropa e Lirë, si dhe gazetarët e tjerë të burgosur.

Përfaqësuesi amerikan, Ed Royce, ka paralajmëruar se burgimi i tyre i mëtejshëm “do të dëmtojë marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Royce, republikan i cili kryeson Komitetin e Senatit për Çështje të Jashtme, ka thënë në letrën dërguar Aliyevit se mbyllja e byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku dëmton po ashtu marrëdhëniet dypalëshe.

“Ju bëj thirrje të lironi Ismayilovan dhe gazetarët e tjerë të burgosur nën akuza të dyshimta, si dhe të lejoni byronë e Radios Evropa e Lirë në Baku të rifillojë operacionet”, ka thënë Royce.

Ismayilova është dënuar në shtator të vitit 2015 me shtatë vjet e gjysmë burgim, nën akuza të cilat gjerësisht shihen si hakmarrje për raportet e saj hulumtuese, që lidhin familjen e Aliyevit me prona masive të biznesit dhe pasuri të patundshme.

Burgosja e saj është dënuar nga zyrtarët perëndimorë dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në dhjetor të vitit 2014, prokurorët e Azerbajxhanit kanë bastisur byronë e Radios Evropa e Lirë në Baku, duke konfiskuar kompjuterë dhe pajisje të tjera.

Radio Evropa e Lirë ka mbyllur byronë e bllokuar në Baku në muajin maj, por vazhdon të transmetojë në Azerbajxhan nga selia e saj në Pragë të Republikës Çeke.

XS
SM
MD
LG