Ndërlidhjet

Një firmë italiane do të përkujdeset për Digën e Mosulit


Diga e Mosulit

Diga e Mosulit

Qeveria e Irakut ka thënë se i ka dhënë firmës italiane Trevi kontratën për të riparuar dhe mirëmbajtur Digën e Mosulit – një strukturë në veri të Irakut, rrënimi i së cilës mund të shkretojë zonat në jug.

Diga, më e madhja në Irak, shtrihet më shumë se tre kilometra dhe mban prapa një rezervuar që mbushet nga Lumi Tigër.

Por, për kohë të gjatë, ajo është në rrezik të kolapsit.

Diga është ndërtuar mbi një themel të paqëndrueshëm dhe një gabim në mirëmbajtje, pasi militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e saj në vitin 2014, e ka dëmtuar edhe më shumë.

Ministria e Jashtme e Italisë ka konfirmuar raportin, por ka thënë se marrëveshja nuk është nënshkruar ende.

Autoritetet nuk kanë saktësuar se sa do të paguhet Trevi për punën e tij.

Qeveria e Italisë ka thënë në muajin dhjetor se do të vendosë 450 trupa për të mbrojtur digën.

XS
SM
MD
LG