Ndërlidhjet

SHBA: Dhoma e miraton ligjin për Iranin, injorohet presidenca


Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë me një epërsi të vogël e ka miratuar legjislacionin e republikanëve, në shënjestër të të cilit është marrëveshja madhore atomike me Iranin, duke e vështirësuar synimin e presidentit, Barack Obama, për tërheqjen e sanksioneve kundër Iranit.

Votimi 246 për dhe 181 kundër këtij legjislacioni u bë, duke e injoruar kërcënimin për veto të Shtëpisë së Bardhë.

Ky legjislacion e ndalon tërheqjen e sanksioneve për individët iranianë dhe sanksionet ndaj institucioneve financiare, derisa presidenti të konfirmoj në Kongres se nuk ishin të përfshirë në programin raketor balistik iranian apo në aktivitete terroriste.

Irani e ka kundërshtuar fuqishëm këtë legjislacion, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka tërhequr vërejtjen se kjo masë mund ta “shkatërroj” marrëveshjen atomike, që ka hyrë në fuqi muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG