Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Planifikohet blerja e aeroplanëve nga Rusia


Pamje e një aeroplani rus

Pamje e një aeroplani rus

Një kompani ajrore në Egjipt planifikon t’i blejë deri në 10 aeroplanë të prodhuar në Rusi, që duket se synon ripërtritjen e fluturimeve ndërmjet dy vendeve.

Të gjitha fluturimet nga Rusia për në Egjipt ishin pezulluar pas rrëzimit të një aeroplani rus nga shpërthimi i bombës mbi gadishullin Sinai, më 31 tetor të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë të 224 njerëzit në aeroplan.

Kompania private në Egjipt, Leisure Airlines, do t’i blejë së pari katër aeroplanë të tipit SSJ-100, me mundësi që më vonë të merren edhe gjashtë të tjerë, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar dje, kanë thënë zyrtarët rusë dhe egjiptianë.

Ministri i aviacionit civil të Egjiptit, Hossam Kamal, tha se “pret që vazhdimi i fluturimeve ruse të bëhet në gjysmën a parë të vitit”.

XS
SM
MD
LG