Ndërlidhjet

Poroshenko: Rrezik më i madh për luftë të hapur me Rusinë


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se rreziku i luftës së hapur ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë është më i madh se para një viti.

Në një intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane, Bild, zoti Poroshenko tha se Rusia “nuk e ka implementuar asnjë pikë të vetme” të marrëveshjes së Minskut për armëpushim dhe planin paqësor për përfundimin e luftës në pjesën lindore të Ukrainës.

“Në vend të kësaj, ne i shohim 8 mijë ushtarë dhe komandantë rusë në vendin tonë, baza të reja ushtarake direkt përgjatë kufirit dhe ushtrime ushtarake të përhershme”, tha Petro Poroshenko, i cili para dy ditësh është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

“Rusia po investon shumë më këto përgatitje luftarake”, tha Poroshenko.

Berlini është gjithnjë e më tepër dyshues ndaj Rusisë se po përpiqet të shkaktoj probleme në Gjermani në përpjekje për dobësimin e kancelares Merkel, e cila ka marrë qëndrim të ashpër ndaj Moskës, pasi Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës, në mars të vitit 2014.

“Tash Putini e ka hapur luftën informative kundër Gjermanisë, po ashtu”, tha Poroshenko.

XS
SM
MD
LG