Ndërlidhjet

Juncker: Propozimi për mbetjen e Britanisë në BE është korrekt


Jean-Claude Juncker
Jean-Claude Juncker

Marrëveshja e propozuar për mbetjen e Britanisë në Bashkimin Evropian pas referendumit, është “korrekt” për Britaninë dhe 27 shtetet partnere, tha sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Zgjidhja që është propozuar është korrekte për Britaninë dhe korrekte për 27 shtetet e tjera anëtare”, u tha sot Juncker, anëtarëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, raporton agjencia AFP.

Zoti Juncker theksoi se propozimi është “po ashtu korrekt për Parlamentin Evropian”.

Ai mëtutje ka shpjeguar se Komisioni Evropian, që është trupë ekzekutive e Bashkimit Evropian, e ka mbështetur propozimin e paraqitur dje nga presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, pasi KE-ja ka punuar për së afërti me të në çështje.

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se plani i presidentit Tusk tregon “progres real” dhe se ka gjasë që si kryeministër të zhvilloj fushatë për mbetje të Britanisë në BE, para referendumit që pritet të organizohet në muajin qershor.

Kërkesa e Londrës për transformim të anëtarësimit britanik në Bashkimin Evropian e ka shtuar intensifikuar gjendjen e trazuar në BE, për shkak të fluksit më të madh të migrantëve prej Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG