Ndërlidhjet

Greqi: Ushtria ndihmon në ngritjen e qendrave të migrantëve


Pamje e migrantëve që presin për të marrë ushqim derisa shpresojnë të kalojnë prej Greqisë në Maqedoni afër Idomenit më 21 janar të këtij viti
Pamje e migrantëve që presin për të marrë ushqim derisa shpresojnë të kalojnë prej Greqisë në Maqedoni afër Idomenit më 21 janar të këtij viti

Ministri i mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamnenos, thotë se forcave të armatosura u është dhënë detyrë për t’i kapërcyer vonesat në ndërtimin e qendrave të kontrollit për migrantët dhe refugjatët, që arrijnë në ishujt e Greqisë nga Turqia fqinje.

Ministri Kamnenos tha dje se Athina ballafaqohet me presion në rritje të Bashkimit Evropian për t’i kompletuar qendrat e kontrollit këtë muaj, pasi vitin ne kaluar ishte hapur një pikë e tillë kontrolli në ishullin Lesbos, raporton AP.

Ai ka theksuar se përfituesit lokalë grekë pjesërisht ishin për tu fajësuar për shkak se i kishin ngritur çmimet e artikujve dhe shërbimeve për migrantët. Në këtë aspekt ai është shprehur “se kjo ka përfunduar”.

Policia në pjesën veriore të Greqisë tha mbrëmë vonë se 5 mijë refugjatë dhe migrantë ishin tubuar afër kufirit me Maqedoninë, ku autoritetet vazhdojnë ta kufizojnë hyrjen e migrantëve në barrierën kufitare, që e kanë ndërtuar në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG