Ndërlidhjet

Vuçiq: Serbia nuk do të bëhet parking për migrantët


Aleksandar Vuçiq, foto arkivi
Aleksandar Vuçiq, foto arkivi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të jetë “parking për migrantët”, dhe se nuk do të jetë në gjendje të strehojë qindra mijëra syresh.

Ai ka thënë gjithashtu se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në sistemin e shpërndarjes së migrantëve me numrat e përcaktuara nga BE-ja, ndonëse nuk e ka këtë detyrim, ashtu siç e kanë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi më të ndershëm se shumë vende anëtare, të cilat kanë marrë para nga gjermanët dhe nga Bashkimi Evropian kur kanë pasur nevojë, kurse sot nuk përfshihen në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrën e duhur".

"Neve paratë nuk na duhen, ne mund të strehojmë një numër njerëzish, por qindra mijëra migrantë – këtë Serbia nuk e përballon dot”, ka thënë Vuçiq, transmetojnë mediat në Serbi.

Serbia vazhdon të përballet me valën e vazhdueshme të migrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët arrijnë përmes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ata shfrytëzojnë kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Slloveninë për të depërtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG