Ndërlidhjet

logo-print

Zgjatet paraburgimi për shtetasin rus që dyshohet për spiunim


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Moskë të Rusisë ka zgjatur paraburgimin ndaj një shtetasi rus, i cili akuzohet për tradhëti të nivelit të lartë për Shtetet e Bashkuara.

Avokati i Yevgeny Petrin, Ivan Pavlov, iu ka thënë medieve ruse, se Gjykata e Qytetit të Moskës e ka zgjatur paraburgimin ndaj klientit të tij deri më 5 mars.

Rasti kundër Petrin, i cili është arrestuar në janar të vitit të kaluar, është i klasifikuar.

Avokati i tij ka thënë ditë më parë se klienti i tij e ka pranuar veprën penale për të cilën dyshohet.

Të afërtmit e Petrin kanë thënë ai kishte filluar të punontë për Shërbimin Federal të Sigurisë në Rusi dhe e kishte lënë punën në vitin 2013.

Raportet kanë theksuat se Petrin ishte një punonjës në Patriarkanen Ortodokse të Moskës dhe në kuadër të marrdhënieve me jashtë, ai ka punuar edhe në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

XS
SM
MD
LG