Ndërlidhjet

Dënohet paralajmërimi i Koresë V. për lëshimin e satelitit


Ilustrim
Ilustrim

Koreja e Veriut është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, pasi ka njoftuar për lëshimin e një saeliti.

Pheniani i ka njoftuar agjencitë e OKB-së më 2 shkurt, se e ka në plan të nisë një satelit për vëzhgimin e tokës brenda datave 8 dhe 25 shkurt.

Kritikët e këtij paralajmërimi thonë se Koreja e Veriut mund të avancojë me zhvillimin e raketave me rreze të gjatë, të afta për mbajtjen e mbushjeve të raketave bërthamore.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thjënë se ky veprim “demonstron mospërfilljen e egër ndaj normave universale të së drejtës ndërkombëtare”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se plani për lëshimin e një sateliti, tregon më së miri se Kombet e Bashkuara duhet të imponojnë sanksione ndaj Koresë së Veriut.

Koreja e Jugut ka paralajmëruar se Koreja e Veriut “do të paguajë çmim të madh” nëse e realizon paralajmërimin e bërë.

XS
SM
MD
LG