Ndërlidhjet

Në Egjipt hidhet poshtë vendimi për dënim me vdekje ndaj 149 personave


Të burgosurit në Egjipt, në pritje të gjykimit (foto nga arkivi)
Të burgosurit në Egjipt, në pritje të gjykimit (foto nga arkivi)

Një gjykatë në Egjipt i ka hedhur poshtë dënimet me vdekje për 149 pro-islamikë, të akuzuar për vrasjen e 11 oficerëve të policisë në gusht të vitit 2013 pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi.

Pas ankesës që ata kishin bërë dhe tashmë kur është prishur vendimi mbi fajësinë e tyre, të pandehurit do t’i nënshtrohen rigjykimit që do të mbahet në një gjykatë tjetër.

Vendimi për dënimin me vdekje është shpallur në maj të vitit të kaluar në kuadër të një serie të dënimeve me vdekje pasi qeveria goditi mbështetësut e Vllazërisë Myslimane të Morist, veprime të cilat janë kritikuar ndërkombëtarisht.

Gjykata në mungesë, me vdekje i pati dënuar edhe 37 persona të tjerë, të cilët duhet të paraqiten në rigjykim.

Ata ishin gjetur fajtor për një sulm ndaj një stacioni të policisë në afërsi të Kajros.

XS
SM
MD
LG